Second Public Hearing for Bylis and Klos Management Plan

Second Public Hearing for Bylis and Klos Management Plan

Sot, më 7 maj 2024, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), organizoi në sallën e koncerteve të TKOBP në Tiranë dëgjesën e dytë publike të Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologji Bylis dhe Klos.

Prezent në këtë audienca të dytë ishin Znj. Lira Pipa dhe Z. Sokol Duma, Zv. Ministrat e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Znj. Stefania Vizzaccaro, Kryetarja e Zyrës dhe përfaqësuesja e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Z. Hubert Perr, Kryetari i Bashkëpunimit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, të cilët shtuan vlerë të konsiderueshme në diskutim, Profesorë nga Universiteti i Bolognës dhe Instituti i Arkeologjisë, përfaqësues të institucioneve lokale, Bashkia e Mallakastër, Universiteti i Tiranës, dhe shumë grupe të tjera interesi.

Qëllimi i kësaj dëgjese publike ishte disktutimi me të gjitha palët i vizionit, objektivave dhe aktivitetet kyçe të propozuara në Planin e Menaxhimit, siç janë: Ruajtja dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore; përmirësimi i aksesit, infrastrukturs turistike dhe zhvillimit të qendruëshëm ekonomik lokal, si dhe implementimi i një modeli të përshtatshëm administrimi për pesë vitet e ardhshme.

Opinionet, sugjerimet dhe komentet nga pjesëmarrësit, ekspertët e fushës, grupet e interesit dhe publiku u mirëpritën dhe do të integrohen në përputhje me kornizën ligjore të Trashëgimisë Kulturore.

Përgatitja e Planit të Menaxhimit për Parkun Arkeologjik të Bylist dhe qytetit antik të Klosit financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit IPA 2018 “BE për Zhvillim Ekonomik me fokus në turizmin, zhvillimin ekonomik dhe lokal me fokus në Trashëgimi Kulturore,” dhe zbatohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).