Dëgjesa Publike mbi Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit

Dëgjesa Publike mbi Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit

Në kudër të projektit IPA “BE pёr Zhvillimin Ekonomik drejtuar nga turizmi, zhvillimi ekonomik dhe vendor me fokus mbi Trashёgiminё Kulturore”, i cili zbatohet nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS, Tiranë) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në datën 8 prill 2024 u mbajt në teatrin e Bylisit dëgjesa publike për të diskutuar mbi Planin e Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit. Kjo ngjarje e rëndësihme solli së bashku anëtarët e komunitetit lokal, ekspertët e trashëgimisë dhe turizmit, dhe palët e tjera të interesuara për të diskutuar mbi të ardhmen e këtij siti arkeologjik me rëndësi kombëtare.

Dëgjesa kishte për qëllim të nxisë një mjedis bashkëpunues ku pjesëmarrësit mund të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të kontribuojnë në hartimin e mëtejshëm të Planit të Menaxhimit. Gjatë dëgjesës pubike, ekspertët hodhën ide, sugjerime dhe perspektiva, duke e vendosur theksin mbi turizmin e qëndrueshëm, ruajtjen e aseteve historike, dhe përmirësimin e përvojave të vizitorëve. Komuniteti lokal u angazhua aktivisht në diskutime, duke ofruar perspektiva të vlefshme mbi mënyrën se si zhvillimi i parkut mund të përfitojë jetët e tyre dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.

Reagimet dhe sugjerimet e mbledhura gjatë dëgjesës do të jenë thelbësore në përmirësimin e mëtejshëm të Planit të Menaxhimit, duke siguruar që ai të reflektojë aspiratat e komunitetit dhe mundësitë e zhvillimit për të ardhmen. Plani i Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit do të shërbejë si një udhërrëfyes për zhvillimin e qëndrueshëm dhe ruajtjen e këtij thesari arkeologjik, duke sjellë përfitime si për komunitetin lokal ashtu edhe për vizitorët nga e gjithë bota.