Lajme të mira për zhvillimin e turizmit në zonën e Mallakastrës

Lajme të mira për zhvillimin e turizmit në zonën e Mallakastrës

Në kuadër të projektit “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Vendor i udhëhequr nga Turizmi me Fokus tek Trashëgimia Kulturore”, më datat 1–2 shtator u zhvilluan disa aktivitete të angazhimit të komunitetit:

  • Mbledhja e parë e grupit lokal të punës, i cili do të eksplorojë mundësitë për bashkëpunime publike-private në zhvillimin e turizmit në territorin e Mallakastrës;
  • Një tryezë e rrumbullakët me drejtorë dhe mësues të shkollave të Mallakastrës, për të mbledhur perspektivat e sistemit arsimor mbi zhvillimin e turizmit në territor dhe për ta përfshirë atë në procesin e vazhdueshëm të promovimit të vlerësimit të burimeve të Mallakastrës.

Këto aktivitete janë vijim i procesit të angazhimit të komunitetit dhe aktorëve lokalë, i nisur në prill. Deri tani ky proces ka përfshirë takime me komunitetin, tryeza të rrumbullakëta me përfaqësues të fshatrave dhe bizneseve të Mallakastrës, si edhe nisjen e një kursi për guidat turistike lokale, i dedikuar qytetarëve të Mallakastrës.

Aktivitetet koordinohen nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, së bashku me Rajonin Emilia-Romagna dhe ART-ER, në bashkëpunim me Bashkinë Mallakastër.