“Lajme të mira për zhvillimin e turizmit në zonën e Mallakastrës!”

Në kuadër të projektit “BE për zhvillimin ekonomik – Zhvillimi ekonomik lokal përmes turizmit me fokus në trashëgiminë kulturore”, më 16 dhe 17 prill u zhvilluan dy takime të hapura me komunitetin e Mallakastrës, me qëllim prezantimin e veprimeve të angazhimit komunitar dhe propozimeve të trajnimeve të projektit. Në veçanti, gjatë takimeve:

* u prezantua aktiviteti i hartëzimit të komunitetit, i cili do të përfshijë territorin në muajt në vijim;

* pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime në grup mbi burimet e territorit dhe vizionin e ardhshëm për zonën e Mallakastrës;

* u prezantua kursi për guida turistike lokale, i cili do t’u ofrohet të rinjve të zonës në muajt në vijim.

Takimet u koordinuan nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), në bashkëpunim me Rajonin Emilia-Romagna dhe ART-ER, si dhe në koordinim me Bashkinë e Mallakastrës. Në total, në këto takime morën pjesë 56 persona.