Më 30 Prill, dy klasa master frymëzuese bashkuan vajza dhe gra nga Bashkia Mallakastër për të festuar dhe ruajtur traditat lokale të kuzhinës.
Në bashkëpunim me Agroturizëm Bylis, pjesëmarrëset patën mundësinë të mësonin në praktikë se si të përgatisnin dy produkte tradicionale ikonike: receta byreku dhe tarhaneje të rrënjosura thellë në trashëgiminë tonë kulturore.
Ky aktivitet ishte më shumë sesa një seancë gatimi, ishte një moment ndarjeje njohurish, shkëmbimi ndërgjeneracional dhe fuqizimi për gratë dhe vajzat, duke forcuar lidhjen e tyre me traditat lokale, ndërsa eksploronin mundësi për jetesë të qëndrueshme.
Masterklass 1 – Byreku tradicional i zones se Mallakastres
Gjatë sesionit të parë u zhvilluan demonstrime dhe ushtrime praktike për gatimin e byrekut tradicional, ku pjesëmarrësit mësuan teknika të ndryshme për përgatitjen e brumit, mbushjeve lokale, kohën e pjekjes dhe prezantimin për turistët.
Masterclass 2 – Trahanaja
Sesioni i dytë u fokusua në përgatitjen e trahanasë, duke përfshirë procesin tradicional të tharjes, ruajtjes dhe përdorimit në gatime lokale. Pjesëmarrësit praktikuan receta, diskutuan mënyra për të shtuar vlerë produktit dhe ide për integrimin e trahanasë në menu-të agroturistike.
Ky aktivitet ka si qëllim fuqizimin ekonomik të grave dhe të rinjve, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm turistik në Mallakastër. Aktivitetet synojnë krijimin e produkteve lokale me vlerë të shtuar, nxitjen e iniciativave të vogla të bizneseve dhe forcimin e lidhjes midis trashëgimisë kulturore dhe ofertave agroturistike.




