Në mbledhjen e radhës të Komitetit Drejtues të projektit për Parkun Arkeologjik Bylis–Klos, me pjesëmarrjen e zv.ministres së MTKS, znj. Lira Pipa, Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, përfaqësuesve të Delegacionit Europian, AICS dhe IKTK, u diskutua mbi ecurinë e projektit dhe hapat e ardhshëm drejt përfundimit të tij.
Në qendër të takimit ishin dy komponentët kryesorë:
- Qendra Multifunksionale për Vizitorët, që do të shërbejë si hapësirë moderne për interpretim, edukim dhe promovim të trashëgimisë së Bylisit dhe Klosit;
- Plani i Konservimit Arkeologjik, që synon ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve të parkut në një perspektivë pesëvjeçare.
Ky projekt, i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe qeveria italiane, përfaqëson një shembull të bashkëpunimit ndërkombëtar në shërbim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit kulturor në Shqipëri.


















