Më 5 qershor 2026, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Mallakastër, Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS) në Tiranë dhe partnerëve të projektit u mblodhën në Parkun Arkeologjik të Bylisit për zhvillimin e Mbledhjes së 4-t të Komitetit Drejtues të projektit “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillimi Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi, me Fokus në Trashëgiminë Kulturore”.
Takimi shërbeu për të shqyrtuar progresin e arritur që nga mbledhja e mëparshme e Komitetit Drejtues dhe për të diskutuar hapat strategjikë të radhës për zbatimin e projektit. Pjesëmarrësit theksuan se rezultatet e nismës po bëhen gjithnjë e më konkrete, duke filluar me krijimin e Parkut Arkeologjik Bylis–Klos dhe miratimin e kuadrit të tij administrativ dhe të menaxhimit. Arritje të tjera të rëndësishme përfshijnë miratimin e Planit të Konservimit, zbatimin e skemës së granteve për zhvillimin lokal në mbështetje të nismave të komunitetit, si dhe avancimin e investimeve strategjike që synojnë forcimin e mbrojtjes, menaxhimit dhe valorizimit të parkut arkeologjik.

Vizita përfshiu gjithashtu një takim me guidat turistike lokale, të cilat përfunduan me sukses programin e trajnimit dhe certifikimit të mbështetur nga projekti dhe të certifikuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Kjo nismë ka forcuar kapacitetet lokale, ka përmirësuar cilësinë e shërbimeve për vizitorët dhe ka krijuar mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit kulturor në zonën e Bylisit.
Komiteti Drejtues vlerësoi progresin e rëndësishëm të arritur në të gjithë komponentët e projektit dhe konfirmoi prioritetet e ardhshme të zbatimit. Në javët në vijim pritet të nisin punimet e konservimit në Parkun Arkeologjik Bylis–Klos, si edhe zbatimi i ndërhyrjeve për infrastrukturën turistike dhe ndërtimi i Qendrës Multifunksionale. Ky investim strategjik do të përmirësojë shërbimet për vizitorët, aktivitetet edukative, programet kulturore dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik lokal, duke kontribuar më tej në zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e Parkut Arkeologjik Bylis–Klos dhe komuniteteve përreth.