Miratimi i Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029)
Sot shënon një moment të rëndësishëm për Parkun Arkeologjik të Bylisit në rajonin e Mallakastrës. Qeveria e Shqipërisë ka miratuar planin e menaxhimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029). Ky plan është një komponent kyç i projektit “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhehequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore.”
Projekti ka si qëllim ruajtjen dhe restaurimin e thesareve arkeologjike të Bylisit dhe Klosit, përmirësimin e aksesit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike lokale duke punuar ngushtë me komunitetin lokal. Mezi presim të shohim Bylisin dhe Klosin të lulëzojë me trashëgimi të ruajtur, akses të përmirësuar, dhe një ekonomi lokale më të fortë.
Një falënderim i madh Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, partnerëve tanë nga Rajoni Emilia-Romagna dhe Universiteti i Bolonjës, dhe ekspertëve lokalë.
Plani i menaxhimit dhe aktivitetet e tij të lidhura janë bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim si agjenci zbatuese, me një fond prej €6,250,000.


